Tatimet, deri më 27 janar afati për bizneset

16/01/2015 00:00

Bizneset do të kenë kohë të deklarojnë e njëkohësisht paguajnë sigurimet
e punonjësve dhe tatimin mbi të ardhurat për muajin dhjetor deri në
datën 27 janar.

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se afati për këto dy zëra taksash u shty pas problemeve me sistemin e ri elektronik të deklarimit, i cili për disa ditë ka qenë i mbyllur duke mos lejuar ndërmarrjet të deklarojnë e paguajnë në kohë detyrimet e tyre tatimore.

Sipas tatimeve deri në datën 27 janar për këto dy zëra detyrimesh nuk do të aplikohet asnjë gjobë, ndërsa për deklarimet dhe pagesat e detyrimeve të tjera tatimore që lidhen me TVSH-në, Tatimin mbi të ardhurat në burim, apo ato nacionale, afati do të jetë data 22 janar.

Top Channel