Francë, përfundon pengmarrja, autori i armatosur vetëdorëzohet

16/01/2015 00:00

Përfundon pengmarrja disaorëshe në një zyrë postare në rrethinat e Parisit.

Pengmarrësi i armatosur dhe i dyshuar me probleme mendore, mori peng tre persona por dorëzua pas negociatave me policinë.

Nuk u regjistrua asnjë person i lënduar nga kjo pengmarrje e armatosur.Ngjarja ndodhi 10 kilometra në veriperëndim të Parisit paraditen e të premtes.

Policia nuk bëri ndonjë lidhje mes kësaj pengmarrje dhe akteve terroriste, që ndodhën javën e shkuar në Francë e që shkaktuan panik në mbarë vendin.

Ngjarja vjen vetëm pak pas mobilizimit të autoriteteve belge që goditën një celulë ekstremiste islamike, e cila po përgatiste sulme kundër forcave lokale të sigurisë.

Sipas të dhënave të fundit, të dyshuarit si militante kishin ndërmend të rrëmbenin një polic ose një gjykatës e t’i prisnin kokën, ndërsa ekzekutimin do ta filmonin e do ta hidhnin online.

Operacionet policore thuajse të njëkohësishme në Francë, Belgjikë e Gjermani kanë evidentuar frikën se të rinj europianë që kane luftuar në krah të militantëve të ISIS-t apo Al Kaedës në Lindjen e Mesme, mund të kthehen me qëllimin të organizojnë sulme ndaj objektivave perëndimore.

Top Channel