Kerry: Bullgaria, jo nën ndikimin rus

16/01/2015 00:00

Në udhëtimin e tij të parë në Bullgari si Sekretar Shteti, John Kerry
percolli mbështetjen e plotë të Amerikës sa i takon perpjekjeve te ketij
vendi për t’u larguar nga vartësia ndaj Rusisë, me te cilen e lidhin
nevojat e energjitike.

Këto jane kohe te veshtira e Bullgaria eshte pjese e nje rajoni plot me sfida, – tha Kerry.- Une jam ketu shtoi ai, per te shprehur mbeshtetjen e Washingtonit per sigurinë, progresin dhe forcimin e institucioneve demokratike bullgare.  

“Ka te dhena qe deshmojne nje lloj angazhimi rus ne politiken bullgare fale mbeshtetjes financiare apo veprimesh te tjera. Per kete arsye, une fola mbi respektimin e sovranitetit te ketij vendi, sovranitetit te Bullgarise dhe shpresave tona qe Rusia te beje te tjera zgjedhje. Ne jemi te gatshem, siç e bera te qarte, si nepermjet partneritetit te NATO-s, ashtu dhe hapave qe vete Sofja do te zgjedhe te ndermarre, qe t`i ofrojme te gjithe mbeshtetjen tone ne kohe te tilla sfiduese per ekonomine dhe sigurine”, tha Kerry.

Bisedimet mes Kerry-t dhe kryeministrit bullgar Boiko Borisov u përqëndruan tek siguria dhe energjia, me synimin që Washingtoni ta ndihmojë Sofjen të gjejë burime alternative të energjisë, pas anullimit te projektit “Rrjedha e Jugut”.

E ndodhur nën trysninë e Washingtonit dhe të Brukselit, Bullgaria i pezulloi punimet për gazsjellësin jugor i cili synonte të furnizonte kontinentin e vjeter me gaz nga Rusia duke anashkaluar Ukrainën. Moska doli me pretendimin se pezullimi i projektit erdhi si pasoje e kundërshtimit nga europianët.

Top Channel