Lassana Bathily është heroi i Parisit. I riu nga Mali do të marrë shtetësinë franceze, pas aktit heroik duke mbrojtur një grup hebre gjatë sulmit në një supermarket, javën e kaluar.

I riu musliman është vlerësuar për trimërinë e tij nga ministri i Brendshëm francez. Përmes një peticioni në internet, është kërkuar që të riut me prejardhje nga Mali t’i jepet shtetësia franceze, apo edhe të nderohet me “Medaljen e Nderit”, që është dekorata më e lartë e vendit.

* Besnik Hasi është votuar si trajneri i vitit në Belgjikë. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare drejton ekipin e Anderlechtit.

Megjithëse e mori skuadrën në krizë, pak javë nga fundi i sezonit të kaluar, Hasi – deri në atë kohë zëvendëstrajner – e udhëhoqi Anderlechtin drejt titullit kampion. Pasi mori trofeun, Hasi iu drejtua në gjuhën shqipe familjarëve të tij, duke iu thënë “Ju dua shumë”.

* Indrit Mema është shqiptari, që ka fituar një vëmendje të jashtëzakonshme falë punës së tij. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai është quajtur “mbreti i sinjalistikës rrugore”, pasi për 4 minuta arrin të lyejë disa kilometra vija të bardha.

Ai ka emigruar në Itali me gomone, ndërsa sot ka kompaninë e tij të sinjalistikës rrugore.

Top Channel