24 vjet Shoqata “Çamëria”, përkujtohet dëbimi dhe genocidi ndaj çameve

16/01/2015 00:00

Shoqata “Çameria” feston 24-vjetorin e themelimit të saj. Në ambientet e
Muzeut Historik Kombëtar u çel një ekspozitë me fakte dhe pamje nga
shpërngulja e popullsisë çame.

Kryetari i Shoqates “Çameria”, Ardian Tana theksoi rendesine e punes se Shoqates, ne zhvillimin dhe zgjidhjes se çeshtjes çame nder vite.

“Konstatojmë se ka më së fundmi një qëndrim të unifikuar të politikës shqiptare të të gjitha krahëve, të majtë dhe të djathtë, në raport me çështjen çame dhe ka një drejtim të prononcimit të tyre, por hapa konkretë, për të lëvizur në drejtim të zgjidhjes së çështjes çame ende mungojnë”, tha Tana.

Presidenti i nderit, i PDIU-së Tahir Muhedini i beri thirrje politikes per me shume perpjekje qe Qeveria shqiptare dhe ajo greke te çojne drejt zgjidhjes perfundimtare çeshtjen çame.

“Eshtë shoqata që ne jemi të gjithë bashkë, që bëjmë të mundur krijimin e kësaj force politike, bëmë të mundur futjen në parlamentin shqiptar të Rezolutës Çame dhe kjo rezolutë e Shoqatës është në Parlamentin shqiptar dhe ne si deputetë duhet të punojmë dhe të këmbëngulim me forcë të madhe që shteti shqiptar ta vërë në tavolinë dhe të krijojë mundësinë me shtetin grek për ta zgjidhur çështjen tonë. Ta çojmë këtë amanet që kemi deri në zgjidhjen përfundimtare”, tha Muhedini.

Shoqata “Çameria” u krijua ne ditet e para te janarit 91, duke u themeluar si nje nder shoqatat e para shqiptare ne fillimin e demokracise ne vend.  

Top Channel