Djemtë që shohin 5 herë në ditë filmin ‘Frozen’

16/01/2015 00:00

Leigh Dryden është një nënë angleze e tre djemve të vegjël të cilët në 5 muajt e fundit e kanë parë të paktën 5 herë në ditë filmin e animuar ‘Frozen’, për një total prej 600 shikimesh.

Që kur ka blerë DVD-në në muajin shtator, djemtë që janë 4, 2 dhe 1 vjeç janë “çmendur” pas këtij filmi të suksesshëm.

“Kur doli në fillim ky film dhe të gjithë flisnin për të, unë mendova se djemtë e mi nuk do e pëlqenin pasi është një film për vajza. Por, një ditë nëna ime ia kishte vënë ta shikonin dhe që nga ajo ditë, ata janë fiksuar pas tij”, tregon Leigh.

Ky fiksim i djemve e ka një të mirë: “Mund të bëj punët e qetë pasi kur vihet filmi, ulen të tre dhe rrinë urtë.”

Top Channel