Kosovë, dorëhiqet kreu i Agjencisë së Inteligjencës

16/01/2015 00:00

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj ka dhënë dorëheqjen nga posti për motive ende të paqarta.

Ndërkohë, në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga Presidenca kosovare thuhet se presidentja Atifete Jahjaga ka pranuar largimin e kreut të AKI-së.

Me një njoftim analog është konfirmuar se pranimi i dorëheqjes së Smakajt është bërë edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Në njoftimet përkatëse Jahjaga dhe Mustafa citohen të kenë vlerësuar punën gjashtëvjeçare të Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së.

Top Channel