Bradley Cooper vjedh një vibrator…

16/01/2015 00:00

Një adoleshent britanik është kapur duke vjedhur një vibrator në supermarketin e lagjes së tij. Asgjë e rrallë deri këtu, por fati i tij i keq është që ka të njëjtin emër dhe të njëjtin mbiemër me aktorin e famshëm hollivudian Bradley Cooper. Kaq duhej dhe lajmi mori dhenë.

19-vjeçari kishte turp të paguante për vibratorin pasi të gjitha punonjëset e supermarketit ishin femra dhe për këtë arsye vendosi ta vidhte objektin. Punonjësit e sigurisë e vunë re këtë gjë dhe lajmëruan policinë.

Sipas ‘Metro’, avokatja mbrojtëse e Bradley Cooper tha se klienti i saj i kishte paratë, por thjesht kishte turp të paguante.

Gjykata e dënoi të riun të paguante shpenzimet e gjyqit (85 sterlina) dhe një dëmshpërblim supermarketit (15 sterlina).

Top Channel