Oscar, i nëntëmbëdhjeti nominim për Meryl Streep

16/01/2015 00:00

Meryl Streep do të jetë kandidate për një çmim Oscar për herë të 19 në karrierë. Aktorja 65-vjeçare kësaj here është nominuar në kategorinë e aktores më të mirë joprotagoniste për interpretimin e saj në filmin muzikal ‘Into The Woods’.

Streep do të ketë si rivale në këtë kategori Patricia Arquette (Boyhood), Emma Stone (Birdman), Laura Dern (Wild) dhe Keira Knightley (The Imitation Game).

Aktorja veterane, e cila në film tregon talentin e saj muzikor, shpreson të fitojë një çmim Oscar për herë të katërt.

Më parë ka fituar Oscar si aktorja më e mirë protagoniste në vitet 1983 (Sophie’s Choice) dhe 2012 (The Iron Lady), ndërsa në vitin 1980 fitoi një Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste (‘Kramer vs. Kramer).

Top Channel