Naço: Testim punonjësve të burgjeve

16/01/2015 00:00

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve prezantuan të premten urdhërin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

“Me urdhër të ministrit të Drejtësisë, nr. 106, për fillimin e procesit të testimit të aftësive të punonjësve të policisë së burgjeve dhe institucioneve të tjera, do të kryhet testimi i të gjithë punonjësve me uniformë në këtë sistem. Ai do të konsistojë në vlerësimin e aftësive dhe njohurive të të gjithë stafit. Përfitojmë nga rasti që t’i kërkojmë çdo të paraburgosuri apo të dënuari, apo edhe familjarëve të tyre që të denoncojnë çdo rast abuziv”, deklaroi Artur Zoto, drejtor i përgjithshëm i burgjeve.

Gjatë këtij aktiviteti u bë publike edhe ngritja e bordit anti-korrupsion në sistemin penitenciar.

Top Channel