Cristiano e la Irinën për t’i bërë qejfin mamit

16/01/2015 00:00

Cristiano Ronaldo e la të dashurën e tij Irina Shayk pasi kjo e fundit nuk erdhi në festën ditëlindjes së nënës së tij. 29-vjeçari e kaloi Vitin e Ri vetëm me djalin e vogël pasi modelja ruse nuk donte të ishte pjesë e festës së 60-vjetorit.

Sulmuesi portugez nuk e ka kapërdirë dot këtë dhe për këtë arsye i ka dhënë fund marrëdhënies 5-vjeçare me bukuroshen ruse.

Sipas mediave portugeze, Irina nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me nënën dhe dy motrat e Cristianos. Nëna Dolores donte që ajo të ishte një mama me kohë të plotë për Cristiano Jr., por sipas një burimi, Irina kishte prioritete të tjera.

Top Channel