Përgënjeshtrohen zërat, Reus qëndron te Dortmund

17/01/2015 00:00

Mediat spanjolle shkruajtën se Reali i Madridit ka arritur akordin me Marco Reus, por nuk ka zgjatur shumë dhe kjo gjë është mohuar kategorikisht nga menaxheri i lojtari dhe nga drejtori sportiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

Në unison, ata kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ofertë nga Reali i Madridit për 25-vjeçarin gjerman. “Jo çdo gjë që ju lexoni është e vërtetë. Asnjë ofertë nuk ka mbërritur në drejtim të Reus. Ai është i lumtur te Dortmund dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ekip”.

Për mesfushorin gjerman janë interesuar edhe Chelsea dhe Juventus, por duket se ai shihet nga drejtuesit e Dortmund si një prej lojtarëve ku janë varur shpresat për fazën e dytë të këtij sezoni, duke qenë se ekipi ndodhet në një situatë shumë të vështirë pasi renditet në vendin e fundit në kampionat.

Top Channel