Malawi, 170 të vdekur nga përmbytjet

17/01/2015 00:00

Autoritetet në Malawi bëjnë të ditur për së paku 170 njerëz të vdekur
nga përmbytjet.Shirat e furishëm gjatë muajit të kaluar kanë përmbytur
shumë shtëpi dhe kanë bërë që shumë qytetarë të zhvendosen.

Nënpresidenti Saulos Chilima ka thënë se mbi 100,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë, shumica në jug.

Këtë javë, qeveria e ka shpallur një të tretën e vendit zonë të fatkeqësisë dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Autoritetet e Malaëi-t kanë përdorur helikopterët ushtarakë dhe anijet për të arritur te disa të bllokuar.

Top Channel