Itali, bëhet gjyshe 32-vjeçe, stërgjyshja është 48

17/01/2015 00:00

Mamaja është 16 vjeçe, gjyshja 32, stërgjyshja 48. Në shtëpinë e gjyshes
së re me origjinë peruane, Vanesa Rojas, e cila banon në Vuitone,
provincë e Milanos në Itali, çdo 16 vjet vjen në botë një brez i ri.

E fundit është e vogla Liv Nikol Valkui, vajza e Nikol Salsedos, 16 vjeçe. Familja zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe së shpejti Liv do të mund të njohë edhe stërgjyshërit e saj, të cilët jetojnë akoma dhe banojnë në Peru.

Nëse nuk është një rekord, edhe pak duhet. “Në fillim nuk isha e kënaqur me atë që po ndodhte me Nikolën, sepse si nënë isha e shqetësuar për të ardhmen e saj, – tregon Vanesa për një të përditshme italiane. – Por kur e përkëdhela për herë të parë barkun e fryrë të vajzës dhe pastaj pashë të lindë mbesën time, gjithçka ndryshoi”.

Dhe në “Facebook”, Vanesa nuk e fsheh kënaqësinë e saj dhe shton: “Falë të voglës Liv, tani jemi të famshëm”.

Top Channel