Dy banka greke kanë aplikuar orët e fundit për të përdorur fondet e
mekanizmit financues të Asistences Emergjente të Likuiditetit.

Behet fjale per ‘Alpha Bank’ dhe ‘Eurobank’, të cilat thuhet se kanë kërkuar më shumë se 5 miliardë euro nga ky fond i krijuar nga BQE për të ndihmuar në raste të veçanta bankat e shteteve anëtare të Euros, të cilat përballojnë mungesë likuiditeti.

Lajmi eshte konfirmuar nga burime prane Bankes se Greqise, sipas te cilave guvernatori i saj Janis Sturnaras u ka kerkuar kater bankave me te medha te vendit te bejne kerkese per te aktivizuar kete asistence emergjente ne menyre qe ne rast te te ashtuquajturit “bank run”, domethënë të terheqjes se madhe te depozitave nga greket, disa dite para zgjedhjeve te parakohshme, te jene te gatshme dhe te kene mjaftueshem para per t’u sherbyer klienteve.

Eshte hera e dyte brenda kater viteve qe bankat greke aplikojne per aktivizimin e ketij mekanizmi, heren e pare ne menyre te fshehte. Zyrtare te larte te bankave theksojnë se marrja borxh e ketyre shumave do te levize brenda kufijve te normalitetit dhe se sistemi banker i Greqise eshte i testuar te rezistoje ne luhatje te tilla likuiditeti.

Si shembull permendet vitit 2012 kur eshte perballuar nje  hemorragji e me shume se 120 miliardë eurove pa shkaktuar panik tek depozituesit, ndersa deri tani kerkesat per para nga klientet jane ende ne nivel te ulet.

Gjithesesi burime bankare bejne me dije se kjo rrjedhje e depozitave mund te rritet ne ditet ne vazhdim, ndaj dhe institucionet financiare te vendit do te duhet te kerkojne aktivizimin e ketij mekanizmi te likudiditetit emergjent me gjithese ne kete rast normat e interesit qe paguajne bankat greke ndaj BQE, rriten nga 0.05% ne 1.55%.

Vlen te permendet se ne muajin dhjetor greket kane terhequr 3 miliardë euro nga depozitat, ndersa pas kerkeses se bankave per aktivizimin e mekanizmit emergjent, jane terhequr rreth 700 milionë euro, aksionet e “Eurobank” ranë me 8 për qind,te “Alpha Bank” me 7% ndersa edhe bursa greke ka humbur te pakten 7 pike pas nje jave me tendenca pergjithesisht pozitive ne shkembimet e saj.

Top Channel