Ukrainë, separatistët: Kemi nën kontroll aeroportin e Donjeckut

17/01/2015 00:00

Mediat ruse kanë raportuar se luftëtarët separatistë prorusë në pjesën
lindore të Ukrainës kanë pretenduar se në mënyrë komplete e kanë marrë
kontrollin ndaj aeroportit ndërkombëtar në Donjeck nga forcat e
Ukrainës.

Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar të këtyre raporteve.

Agjencia Interfax ka raportuar, duke e cituar një burim të paemëruar të separatistëve, se së paku 20 ushtarë të Ukrainës janë detyruar të largohen nga aeroporti në luftimet gjatë natës.

Në një deklaratë të Ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës në rrjetin Facebook, thuhet se kundër trupave ukrainase në aeroport janë hedhur disa predha gjatë natës.

Aeroporti ishte skenë e luftimeve pothuajse të çdoditshme ndërmjet dy palëve, përkundër armëpushimit formal për këtë konflikt në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë të cilit janë vrarë së paku 4,700 vetë.

Top Channel