Presidenti Nishani kthen “Ligjin e Borxhit”: Është antikushtetues  

17/01/2015 00:00

Presidenti Bujar Nishani i ktheu mazhorancës një ligj tjetër të
rëndësishëm, nëpërmjet të cilit Qeveria synonte të merrte borxh pa
autorizimin paraprak të Kuvendit.

Ligji u miratua ne fund te dhjetorit, pasi kaloi nje diskutim te gjate ne komisione parlamentare, ku u ngrit pikepyetja  e perputhshmerise se tij me Kushtetuten.

Sipas Presidentit nuk ka asnje dyshim se ligji eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe per ta thene kete kreu i shtetit e ka shoqeruar dekretin e kthimit te ligjit per rishqyrtim ne Parlament me nje arsyetim te gjate dhe te detajuar. Ajo qe bie ne sy nga arsyetimi i Presidentit eshte gjuha e drejtperdrejte e perdorur, kur ai thekson detyrimin kushtetues per Qeverine, e cila nuk mund te marre borxh, pa miratimin e Kuvendit.

Qeveria ka argumentuar se po e ben kete per te ulur kostot e borxhit, por sipas Presidentit, duke cenuar edhe parimet nderkombetare, Qeveria prek qartazi edhe pushtetin qe Kushtetuta i njeh Kuvendit dhe i jep ministrit te Financave pushtet te pakufizuar. Kreu i shtetit ve re, gjithashtu, se ligji qe ai ka kthyer per rishqyrtim ne Kuvend, ul transparencen per finacat publike, sepse perjashton procesin e prokurimit publik ne perzgjedhjen e kreditoreve, te cilet, sipas ligjit, do te zgjidhen me vendim qeverie. Per keto arsye presidenti u kerkon deputeteve ta rishikojne edhe nje here qendrimin e tyre, sepse ligji, siç thote ai-nuk justifikon qellimin per te cilin eshte hartuar dhe bie ndesh me Kushtetuten.  

Top Channel