OSHEE: S’ka më shtyrje afati. Thirrje debitorëve të paguajnë deri në 28 shkurt

17/01/2015 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i ka bërë thirrje abonentëve
debitorë që të nxitojnë për të nënshkruar marrëveshjen lehtësuese të
shlyerjes së detyrimeve brenda afatit të vendosur nga Qeveria.

“Duhet t’i bëj thirrje që të shpejtojnë sepse deri në datë 28 shkurt mbaron ky afat që i ka dhënë Qeveria dhe kompania për të hyrë në marrëveshje me kompaninë. Pas kësaj date nuk do të ketë një mundësi të dytë”, tha administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.

Kreu i OSHEE i bëri këto deklarata gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj. Sipas marrëveshje, OSHEE do të ofrojë trajnimin, por edhe mundësi punësimi për inxhinierët e rinj që dalin nga shkollat profesionale publike.

“Inxhinieri më i ri i minierave është 65 vjeç, inxhinieri më i ri i natftës është 67 vjec. Sot shumë prej këtyre personave që kanë këtë profesion janë larguar nga Shqipëria ose janë dekurajuar të rinjtë që të marrin këtë zanat. Mesazhi që duam të japim sot për të paktën 1500 vende vakante që shumë shpejt do të krijohen nga kompania, dhe më pas rreth 300 në vit, për shkak të punonjësve që dalin në pension, është një lajm i mirë për ata që ndjekin arsimin profesional”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj tha se formimi i specialistëve të rinj, është pjesë e reformës për modernizimin dhe ringritjen e sistemit energjetik shqiptar.   
 

Top Channel