Haxhinasto: Shfrytëzimi ekonomik i rrugëve, prioritet i Qeverisë

17/01/2015 00:00

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me
drejtuesit e Policisë që kontrollon Shfrytëzimin Rrugor në vend.

Kjo njësi e posaçme e ngritur për të forcuar sigurinë rrugore do të ketë gjithashtu për detyrë edhe mbrojtjen e rrugëve si një nga asetet më të mëdha publike.

Haxhinasto tha se shfrytëzimi ekonomik i rrugëve edhe siguria e qytetarëve në to janë prioritet i Qeverisë ndaj ka kërkuar nga kjo strukturë që të forcojë kontrollin për të penalizuar subjektet që abuzojnë.

Top Channel