Prishtinë, diplomatja greke: Greqia mund ta njohë Kosovën

17/01/2015 00:00

Greqia nuk e përjashton mundësinë që ta njohë Kosovën si shteti i
pavarur dhe sovran. Kështu ka deklaruar shefja e zyrës ndërlidhëse të
Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

“Unë nuk hezitoj të them që ne ofrojmë ndihmë teknike për çdo gjë që nevojitet. Fjalët që përdoren ne marëveshje e në kompromise, ne mund të ndihmojmë. Ne nuk negociojmë në mesin e këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por mund të ndihmojmë në gjetjen e kompromiseve”, theksoi diplomatja greke, Konstantina Athanassiadou, që është në rolin e ambasadorës së Greqisë në Kosovë.

Diplomatja greke tha se që nga prilli, në mision e diplomatik e kanë edhe sistemin e plotë të vizave, që sipas saj, kjo që tregon edhe një qëndrim të Greqisë ndaj Kosovës.

“Kosova ka një përspektivë të qartë euroatlantike, ne e përkrahim përspektivën evropiane të saj. Kosova është vend fqinjë i yni janë të mirëseardhur turistët”, tha Athanassiadou.

 

Top Channel