PD: Aksion qytetar për çmimin e naftës, Qeveria përgjegjëse

17/01/2015 00:00

Partia Demokratike nuk do ta kalojë vetëm me deklarata publike
shqetësimin e saj të muajve të fundit se shqiptarët paguajnë më shume se
të gjithë në rajon për naften dhe benzinën.

Arsyeja kryesore sipas opozites eshte se Qeveria ka rritur taksat dhe ne kete menyre shqiptaret nuk perfitojne nga ulja drastike e çmimit te karburanteve ne tregun boteror.

“10 lekë në çdo 100 lekë të çdo qytetari shqiptar shkon për shpenzimet e karburantit. Ndryshe nga cilido vend i rajonit, qeveria aktuale është përgjegjëse për 60% të çmimit që ende nuk zbret në kufinjtë e normales. Sepse është po kaq shuma që ajo i merr cilido prej nesh në një litër karburant përmes rritjes së taksës së qarkullimit. Ne arrijmë shifrën rekord të 1000 lekë për litër taksa! Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë fakt dhe do të ndërrmarë një aksion qytetar për të ushtruar presionin e saj ndaj qeverisë për të rishikuar rritjen e taksave dhe uljen e cmimit të karburanteve”, tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Demokratet nuk dhane detaje publike, por Top Channel mesoi se aksioni qeveritar perfshin nga njera ane mbeshtetjen e shoqerise civile, qe kerkon uljen e çmimit te naftes, dhe nga tjeter te propozoje ne Parlament nisma ligjore per uljen e taksave.

Top Channel