Barbaritë mesjetare të xhihadistëve, kryqëzime dhe prerje kokash

17/01/2015 00:00

Hedhje nga çatia, vrasje me gurë, kryqëzime: ekzekutimet e ISIS-it
dëshmojnë një brutalitet mesjetar të grupit xhihadist, dhe është
pikërisht kjo që ekstremistët kërkojnë të sjellin në Perendim.

Fotografite e hedhura ne internet nga vete miliantet, jane prova e mizorive te cilave i nenshtrohen te gjithe ata qe ne syte e ithtareve te shtetit islamike, nuk respektojne sheriatin. Viktimat e ekzekutimeve publike kete here, ishin gay-t, ose te pakten, te akuzuarit per homoseksualitet dhe te rinj te dyshuar per perdhunim.

Nje luftetar i ISIS-it me fytyren e mbuluar, lexon listen dhe i shpall personat ne fjale fajtore per angazhim ne aktivitete homoseksuale, siç thote ai, e per keto, sipas intepretimit radikal qe shtetit islamik i ben ligjit te sheriatit, denimi eshte vdekja.

Ne ndryshim nga kostumi i zakonshem portokalli me te cilin i veshin ekstremistet te burgosurit e tyre, personat ne fotografi jane me rroba te zakonshme. Te gjithe i kane syte e lidhur. 2 te kryqezuarit nuk qendrojne gjate ashtu, sepse ekzekutohen me gjakftohtesi nga luftetaret ne kembe ne krah te tyre.Ndeshkimet tmerruese mesohet te kene ndodhur ne provincen irakiane al-Furat.

Foto te tjera tregojne nje grua me Burka teksa vritet me gure po nga militantet e ISIS-it. Gruaja akuzohet per tradheti bashkeshortore. Nje cope blu perdoret per te mbuluar trupin e saj pas ekzekutimit te kryer ne nje zone te qete rezidenciale, pa pranine e ndonje turme njerezish.

Kjo nuk eshte hera e pare qe shteti islamik nxjerr foto vrasjesh te homoseksualeve ne Irak. Dhjetorin e 2014-tes, ne median sociale qarkulluan fotografi te nje burri te akuzuar per homoseksualitet, te cilin 8 luftetare te ISIS-it e shtynin nga çatia e nje ndertese te larte drejt vdekjes.

Top Channel