Graçanicë, të dielën zgjedhje për kreun e komunës

17/01/2015 00:00

Të dielën ne Graçanice votohet per te zgjedhur  kryetarin e  komunës, si
pasojë e dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të Graçanicës,
Branimir Stojanoviç, pasi i njëjti është zgjedhur zëvendëskryeministër
në Qeverinë e Isa Mustafës.

Në garë për të parin e komunës janë 4 kandidatë, Vladeta Kosiç nga Lista Serbe, Dragisha Miric nga Partia e Re e Kosovës, Nenad Rashic nga Partia Demokratike Progresive dhe Shaip Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
 
“Ditën e nesërme, në orët e hershme të mëngjesit, do të bëhet shpërndarja e fletëvotimeve nëpër të gjitha vendvotimet, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 7 të mbrëmjes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 400 vëzhgues të cilët do të përcjellin nga afër ecurinë e procesit të votimit në këtë komunë. Vëzhguesit janë prej subjekteve politike, organizatave jo qeveritare, mediave dhe ambasadave”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga ora 7:00 mëngjesit, 20 229 qytetarë me të drejtë vote, do të mund të votojnë në 10 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime. Për mbarvajtjen e zgjedhjeve në Graçanicë do të kujdesen Policia e Kosovës, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 4 prokurorë kujdestar.

Top Channel