Shërbimet Sekrete Amerikane kanë grumbulluar të dhëna të shumta mbi
praninë e militanteve në Europë, të cilët janë të gatshëm të godasin në
çdo moment, e sipas CNN-it, koordinatori i operacionit mund të jetë në
Greqi.

Informacionet qe disponojne amerikanet i kane ndare me Belgjiken dhe te tjere partnere europiane ne perpjekje per te parandaluar atentate te metejshme ne kontinentin e vjeter. Pikerisht ketyre te dhenave i referohej dhe lajmi i ekzistences se 20 celulave deri me tani te fjetura, por qe mund te aktivizohen serish.

Numri i tyre, mbetet sidoqofte per t’u verifikuar. Sipas CNN-it, operacionin e koordinon nje drejtues i ISIS-it me baze ne Greqi. Behet fjale per nje shtetas belg qe ka marre pjese ne konfliktin sirian. Abdelamid Abaoud, apo Abu Soussi siç njihet ndryshe, ka jetuar ne Bruksel e ne vemendjen e forcave te rendit, hyri gjate interceptimit te nje telefonate me te vellanë, qe me pas perfundoi ne pranga.

Dy persona te lidhur me organizaten e te ndaluar pas kthimit nga Siria, kane dhene informacione te rendesishme gjate marrjes ne pyetje. Ata shpjegojne se rrjeti eshte mjaft i gjere e perbehet nga veterane. Amerikanet i kane gjurmuar prej kohesh levizjet e tij. Nderhyrja e policise belge nga frika e nje sulmi te afert, sipas rrjetit te njohur televiziv, nuk ka lejuar zbulimin e te gjithe grupit, ndaj shume muxhahedine mund te jene arratisur.

Mendohet se terroristet jane te armatosur mire, siç e deshmoi qarte edhe perballja e Vervier-it: kane arme automatike, pistoleta, granata dhe eksplozive. Nuk perjashtohet mundesia qe ISIS-i te perpiqet ne kete menyre te ndeshkoje vendet pjesemarrese ne sulmet ajrore te koalicionit apo edhe ato qe thjesht kane mbeshtetur ofensiven kunder kalifatit. Ne listen e shtetit islamik rezultojne nje sere shtetesh ku jane aktive edhe dege per rekrutimin e xhihadisteve te cilet perfundojne  pastaj duke luftuar ne Irak e Siri.

Top Channel