2014, viti më i ngrohtë për Tokën

17/01/2015 00:00

Viti 2014 ishte viti më i ngrohtë i Tokës në histori, thotë Qendra Kombëtare Amerikane e mbledhjes së të dhënave klimaterike.

Qendra në fjalë regjistroi në tokë e oqeane temperaturat më të larta që prej fillimit të regjistrimeve në vitin 1880.

Kjo është hera e tretë brenda dekadës së fundit që thyhen rekordet e mëparshme të nxehtësisë së planetit tonë.

Por ky i 2014-s, sipas agjencisë, është absolutisht më i larti dhe kapërcen edhe ato të viteve 2005 e 2010.

Top Channel