Në Nju Jork apartamenti 100 milionë dollarësh

17/01/2015 00:00

Një rekord i ri është regjistruar në tregun e pasurive të paluajtshme të Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara.

Mbi 100 milionë dollarë janë paguar për një super-apartament nën çati në grataçelën e miliarderëve në rrugën numër 57, One57, në anën perëndimore të Central Parc.

Një blerës misterioz, raporton “New York Post”, ka paguar për apartamentin që ndodhet mes katit të 89 dhe atij të 90 një çek prej 100 milionë e 471 mijë e 452 dollarë.

Sipas gazetës amerikane, pa diskutim bëhet fjalë për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një pronë në qytetin që njihet ndryshe si “Molla e Madhe”.

Top Channel