Basha: Rama, justifikime prej kryenastradini

17/01/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish përmes
rrjeteve sociale kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për lidhje me
krimin e organizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Basha është shprehur se, Rama fsheh të vërtetën lidhur me laboratorin e drogës në Elbasan për të mbuluar aferat e tij me drogën dhe korrupsionin.

“Asnjë përgjigje, por justifikime prej kryenastradini. Kur jeton mes drogës, mashtrimit dhe shkatërrimit është e vështirë të kuptosh zërin e normalitetit, zërin e opozitës, zërin e Shqipërisë së vlerave dhe të vërtetave”, ka thënë Basha.

Partia Demokratike është e mendimit se zbulimi i laboratorit të drogës dhe arrestimi i trafikantëve ka ardhur si pasojë e kërkesës së palës gjermane dhe jo e angazhimit të Policisë së Shtetit.

Top Channel