Roma humbet pikë, Inter ndalet në barazim me Empolin

18/01/2015 00:00

Interi dhe Roma e kanë mbyllur me barazime javën e 19 në Serie A. Skuadra e Mancinit barazoi pa gola në fushën e Empolit, ndërsa kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se sa 1-1 me Palermon.

Barazimi 0-0 me Empolin e bën Interin të ruajë ruajë pozitat e saj në vendin e 9 me 26 pikë, ndërsa Empoli është pranë fundit të klasifikimit me 19 pikë. Në këtë ndeshje debutoi për rreth 15 minuta me fanelën e Interit edhe shqiptari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë, golat në ndeshjen e mbrëmjes u shënuan nga Dybala për Palermon dhe Destro për Romën, teksa verdhekuqtë humbën një shans për t’u barazuar me pikë me kryesuesit e kampionatit, Juventus, që kanë një ndeshje të konsideruar të lehtë ndaj Veronës këtë të diel, kundërshtar që në mesjavë e mposhti 6-1 për Kupën e Italisë.

Top Channel