Aksidentet rrugore, përplasje fatale në Fier, 3 të plagosur në Korçë e Bulqizë

18/01/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Levan-Tepelenë, ku për pasojë Edion Aliti humbi jetën, si dhe një tjetër është plagosur. Ai është punonjësi i FNSH-së në Fier, Elton Lamaj.

Sipas burimeve të policisë, makina tip Benz me targa AA 343 IB, me të cilin udhëtonin të aksidentuarit, është përplasur me trafikndarësin e rrugës. Edhe i plagosuri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia tha se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe.

Ndërkohë, dy aksidente të tjera kanë ndodhur gjatë së dielës nëpër rrugët e Shqipërisë, konkretisht në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çiflig, ku janë plagosur dy persona pas përplasjes së mjeteve me targa AA 650 CA dhe KO 5910 A; ndërsa aksidenti tjetër është shënuar në Bulqizë, ku pas përplasjes sërish të dy mjeteve, njëri fugon dhe tjetri “Fiat Panda”, ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej tyre. Sipas policisë, aksidenti i Bulqizës dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë.

Top Channel