Indi, tenton të varrosë të gjallë vajzën
18/01/2015 00:00
Një burrë në Indi është arrestuar pasi është përpjekur të varrosë të gjallë vajzën e tij 10-vjeçare sepse nuk donte që ajo të ishte vajzë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Tripura.
Abdul Hussein kishte hapur një gropë në oborrin e tij kur gruaja nuk ishte në shtëpi dhe pasi i kishte lidhur duart e i kishte mbyllur gojën vajzës, e kishte futur brenda duke e mbuluar me dhe’.
Vajza e vogël është zbuluar nga fqinjët, të cilët e nxorrën nga aty dhe para se të thërrisnin policinë, kanë rrahur babain duke e ndëshkuar për veprimin e tij mizor.
Tashmë, Abduli akuzohet për tentativë vrasjeje.
Top Channel