Laboratori i drogës, PD-ja akuzon Ramën

18/01/2015 00:00

Partia Demokratike akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për  lidhjet e trafikantëve të kokainës me deputetë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Opozita i kërkoi Prokurorisë hetim të thellë e të plotë deri tek ata që i cilëson kumbarë të vërtetë të kokainës.

“Faktet e reja që tregojnë lehtësinë me të cilën është ndërtuar fabrika e kokainës në zemër të Shqipërisë dhe aktiviteti i saj 1-vjeçar pa u shqetësuar nga askush, janë dëshmi tronditëse dhe kriminale të lejimit të narkotrafikut në vend nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Rezulton se Porti i Durrësit është përdorur për të sjellë paisjet dhe lëndën që i duhej grupit kriminal për të instaluar impiantin më të madh të kokainës në Ballkan, e për ta prodhuar drogën.
Po ashtu, kjo portë është përdorur edhe për ta trafikuar drogën.
Kjo qeveri, ky kryeministër, që mburren se kontrollojnë gjithçka, çdo llampë të secilit fukara në vend, kanë lejuar ardhjen e mjeteve e të materialeve, kanë lejuar ndërtimin e Fabrikës së Kokainës”, tha deputeti Alban Zeneli.

Top Channel