SHBA, të shtëna me armë zjarri pranë banesës së zëvendëspresidentit, Joe Biden

18/01/2015 00:00

Mbrëmjen e së shtunës në Delaware të Shteteve të Bashkuara persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri pranë banesës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

CNN shkruan se Biden dhe bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Zëdhënësi i Shërbimeve Sekrete, Robert Hoback ka thënë se të shtënat kanë ardhur nga një automjet, i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe ato janë dëgjuar nga personeli i Shërbimit Sekret, por fatmirësisht nuk ka patur persona të plagosur.

Forca të shumta të policisë mbërritën pranë banesës së zotit Biden dhe janë duke kryer kontrolle të imtësishme në atë zonë.

Ndërsa policia ishte duke kontrolluar në zonën ku ndodhën të shtënat, një person ka tentuar të futet në perimetrin e rrethuan nga autoritet, ka thënë policia e Delaware.

Personi është arrestuar menjëherë, por deri tani autoritet nuk e lidhin atë me incidentin e ndodhur. Një zyrtar i Shërbimit Sekret ka thënë se ai do të merret në pyetje nëse ka lidhje me ngjarjen.  

Top Channel