Holandë, ekzekutohen vëllezërit shqiptarë pas përplasjes se bandave të drogës

18/01/2015 00:00

Dy shqiptarë u gjeten të vrarë në apartamentin e tyre në një lagje të Rotterdam-it në Holandë, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Florenc Tola, 27 vjeç dhe vëllai i tij 25 vjeçar Klevis Tola, kanë ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i plagosur mbeti Serxhio Piku.

Te tre personat janë nga qyteti i Elbasani dhe shkonin në Holandë disa herë në vit. Sipas disa mediave vendase, ngjarja duhet të ketë ndodhur pas një përplasje mes bandave të drogës.

Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosur mbeti edhe një shtetas italian. Burime policore thonë se njeri nga të plagosurit njoftoi autoritetet, ndërsa autorët e masakrës janë në kërkim.  

Top Channel