Frika nga celulat e fjetura terroriste

18/01/2015 00:00

Për Europën frika më e madhe për momentin është ekzistenca e celulave të fjetura terroriste në kontinent, të cilat mund të aktivizohen nga momenti në moment.

Shërbimet sekrete amerikane dyshonin se koordinatori i operacionit terrorist në Belgjikë ishte me bazë në Greqi. Kjo vuri në lëvizje autoritetet greke, duke realizuar brenda 24 orëve arrestimin e 4 personave, përfshirë edhe Abu Susi që mendohej të ishte kreu i grupimit. Por pas verifikimeve të Prokurorisë belge në bashkëpunim me atë greke, rezultoi se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet personave të arrestuar me xhihadistët që planifikonin sulm në Belgjikë disa ditë më parë.

Një burim nga policia e vendit fqinj tha se hetuesit kishin dërguar AND-në dhe shenjat e gishtave të organizatorit të dyshuar 27 vjeçar, i cili ishte në mesin e 4 të arrestuarve.

Në shtëpitë e tyre janë sekuestruar armë, lëndë shpërthyese, dokumentacione të rreme, madje edhe uniforma policie. Edhe pse nuk u verifikua lidhja e 4 të arrestuarve me celulën e Belgjikës, hetimet tregojnë përfshirjen e tyre në kalifatin islamik të Lindjes së Mesme.

Këto ishin edhe komentet e  autoriteteve, pasi sipas tyre, informacioni për operacionin e antiterrorizmit  duhet të jetë tepër i rezervuar.

Shërbimet sekrete tregojnë se 20 celulat e fjetura terroriste në Europe kanë një numër pjesëtarësh nga 120-180 persona. Kjo ka bërë që policia dhe shërbimet e zbulimit të rrisin vigjilencën e tyre në shkallën më të lartë.

Top Channel