Avokati i Popullit: Dhuna në familje, përgjegjësi e shtetit

18/01/2015 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas 51-vjeçare nga bashkëshorti i saj në qytetin e Fierit.

Në deklaratën e lëshuar sot, Totozani thotë se ngjarjet e fundit janë një tregues i qartë se dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen mjaft i përhapur në ditën e sotme.

Ai e ka cilësuar dhunën ndaj gruas si një përgjegjësi e shtetit dhe ka kujtuar se në Kuvend është depozituar një raport për dhunën ndaj grave që më 24 korrik 2012.

“Raporti i depozituar në Kuvend për dhunën ndaj grave është ende i pa shqyrtuar. Shteti duhet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Avokati i Popullit.

Top Channel