Leo Messi shkëlqen me 3 gola në fitoren e Barçës ndaj Deportivos

19/01/2015 00:00

Leo Messi, lojtari që të ndryshon ndeshjen me klasin e tij, është kthyer në formën më të mirë duke na kujtuar futbollistin që ishte vetëm pak vite më parë.

Në ndeshjen që Barcelona luajti në transfertë me Deportivo La Coruna, ylli argjentinas shënoi tre gola dhe shkëlqeu me lojën e tij duke ndihmuar Barcelonën të mbajë hapin e Real Madrid.

Katalanasit arritën të fitonin 4-0 dhe tashmë e shohin veten me 44 pikë, një pikë më pak se Reali, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Top Channel