“Showgirl”-i Hueyda El Saied tregon emocionet si nënë

19/01/2015 00:00

Hueyda El Saied është bërë nënë. Më 11 janar ka ardhur në jetë Gabrieli, fëmija i saj i parë, i cili peshonte 3.340 kg, i gjatë 51 cm.

Emri i djalit u zgjodh nga ajo, së bashku me bashkëshortin Michel, i cili padyshim që është më entuziasti.

Nuk ka vonuar dhe një status në Facebook, po në datën 11, ku Hueyda shkruante në frëngjisht: “Je suis Gabriel”.

Ky është fëmija i parë i shoëgirlit të mirënjohur në Shqipëri, e cila jeton prej disa vitesh midis Luksemburgut dhe Francës. Ajo është shkrimtare, prezantuese televizive, si dhe ish-balerinë e suksesshme.

E kemi parë Hueydën në imazhin që ajo i ka ofruar publikut, si artiste e deri tek aktore në skena teatri apo kinematografi, si protagoniste nëpër spote publicitare, etj. Por, së fundmi, ajo i është përkushtuar një pasioni të ri…

Bëhet fjalë për pikturën! Gjithnjë e më e pranishme te Hueyda, piktura është një mike me të cilën ajo shkëmben ndjesi e njëkohësisht të gjithë botën shpirtërore.

Pas ekspozitës së parë, ajo pret të hapë së shpejti dhe të dytën, që padyshim do të jetë një sukses. Aq më tepër pas kësaj ngjarjeje frymëzuese, që ka ndodhur në jetën e saj dhe që mban emrin e një ëngjëlli, Gabriel.

Top Channel