“Shqipëria Tjetër” në erresirë…

20/01/2015 00:00

Dikur këtyre anëve duhet të lindte bashkëpunimi mes forcave partizane dhe atyre të Ballit Kombëtar. 

E megjithate Konferenca e 2 gushtit 1943 ne fshatin Mukje ndau e nuk bashkoi. Zona vazhdon te permendet, por veç ne analiza historike, debate shterpe politikanesh e diskutimesh mes njerezve te thjeshte qe shpeshmi nuk e dine qe ketyre aneve ka frymemarrje. Pak kilometra nga Nikla gjithçka ka mbetur ne vendnumero.

“Ne e ndjejme Tiranen sikur eshte ne skajet me te largeta, ne alpet e botes, si mund ta them, sikur me qene ne Afrike, sikur eshte ne Afrike eshte Tirana”, thotë Lulzim Dema.

Ne Kurçaj, Mukje, Lukej e Buran jetojne ende qindra e qindra banore qe nuk jane histori e shkuar por me reale se kurre.

Te ndodhesh vetem 25 kilometra nga Tirana nuk do te thote se ke gjithçka, perkundrazi, afersia gjerografike mbetet vetem ne harte, sepse ne realitet ajo nuk tregon asnje shenje nga zhvillimi qe duhet te sillte. Ekipi i Top Channel rrugëtoi përmes disa fshatrave qe kryeqytetin mund ta shohin thuajse me sy te lire por vetem kaq sepse ai ndodhet shume larg.

Ne Kurçaj jetojne mese 105 familje, ne nje terren qe edhe pse ne dukje i veshtire ofron nje toke shume pjellore. Mese 5000 mije rrenje ullinj te Skenderbeut siç i quajne banoret per shkak te moshes se tyre te madhe jane treguesi me i mire i saj, por edhe agrumet , zarzavatet e deri gruri qe dikur gjendej kudo ne zone.

Natyra i ka dhene gjithçka, por pertej saj realiteti eshte i ndryshem. E kete e gjejme qe ne kafen e fshatit.
 
“Jemi ne lokal, por per te pire nje kafe çfare duhet bere? Ketu duhet te ndezim gjeneratorin. S’ka rruge tjeter”, thotë Benard Malja.

Prej mese 20 vitesh energjia elektrike ketu eshte si nje vegim, vjen por nuk vjen, ose me mire eshte aq e mekur sa duket sikur llambat jane duke dhene shpirt, ndersa pajisjet shtepiake mbahen thjesht per zbukurim.

“Frigoriferi s’punon, televizori s’punon, lavatriçja s’punon, drita me ngrene buke vetem kur te ndezim qiri, kur mungon qiriu ndezim edhe kandilë me vaj, ne ate gjendje jemi ne”, thotë një tjetër banore.

“Kane ardhur te gjithe deputete, per parti, per komune, per qeveritare komunash, Qeveri te medhaja dhe asnje gje s’kane bere, hiç fare”, shprehet një tjetër banor i zonës.

Detyrimet i kane shlyer apo jane te gatshem t’i shlyejne te gjithe , ajo qe kerkojne eshte te kene energji e asgje tjeter.

 “Ne duam te hame perdite, ashtu eshte edhe energjia, ashtu eshte si uji, si buka, si energjia eshte çeshtje jete kjo. Nuk eshte cësthja për të parë televizor. Neve na duhen gjëra të tjera, na duhet të kemi mundësi që nga pusi uji të shkojë në autobot, sepse nuk po ndodh asnjëherë kështu”, thotë Sadik Allushi.

Fshati qe dikur kishte ujesjelles sot s’ka edhe uje. Banoret jane perpjekur ta zgjidhin kete problem permes puseve, te cilet megjithate ne mungese te energjise thuajse nuk mund te perdoren per diçka me shume sesa mbushja e objekteve te vogla sa per nje konsum minimal. Pompat flene pasi nuk mund te ndizen.

“Kam hap pus me krahe me familjen time, jemi munduar, me kalamaj te vegjel i kam pasur kur eshte hapur, se ky eshte hap qe ne 2000 si pus, edhe kjo ka mbetur menyra e vetme per menyre jetese, si nga uji, si nga dritat kjo ka mbetur per fshatit Kurcaj”, theksoi Pajtim Allushi.

Kane degjuar e degjojne shume per humbjet ne rrjet apo per amortizim e tij, por kjo nuk u duket nje justifikim i mjaftueshem per te pranuar te qenit mese 20 vjet thuajse ne terr. Problemet i kane te pafundme por ata kerkojne te pakten zgjidhjen e njerit prej tyre. Ashtu si ne Mukaj , rruga drejt te cilit eshte me shume se e shkaterruar.

Per shendetesi s’behet fjale ndersa shkolla e fshatit duket si nje kotec i mbaruar…e te mendosh se nga ketu duhet te rrjedhe dija…
Banoret duket sikur mermerisin me fjalet e qiririt dhe dridhjet e vogla te drites se tij.

“Me shume ben drite qiriu sesa ben drita, se pa pas kete nuk mund te besh asgje, duhet te ndezesh qirin dhe te shohesh”, thotë Like Muka.

“Para nje viti u dogj transformatori e bleme vete, fikeshin dritat, mbeteshim pa drita dy-tre ditë…vidheshin telat gjatë linjës prapë, përsërsi i blinim. Ne nuk jemi me atë qe mos paguajme energjine elektrike, energjia elektrike duhet paguar,  mirepo energjia elektrike eshte ketu vetem 20 – 25 volt, nuk ka me shume me. Tani shteti te ne, ose kompania qe e ka energjine, të na japi t’i japim”, thotë Fadil Muka.

Ndoshta keta femije nuk e kane pare kurre driten e vertete, perveç asaj qe sjell dielli e qe iken e vjen bashke me naten, bashke me enderrat, e shikimet e pafajshme qe s’kerkojne asgje me shume sesa te jene si ato te te gjithe femijeve te tjere.

Nuk ka asgje te ndryshme ne Buran e Lukaj. Kush mundet largohet, te tjeret duhet te jetojne ne kete vargan te pafundem harrese. Fshatra e fshatra qe presin nga Tirana kaq afer e larg tyre. Tabela perkatese tregon vendin ku u mbajt dikur konferenca e Mukjes.  Historia e djeshme dhe realiteti i sotem. Ndarje dikur, ndarje edhe sot.

Top Channel