Koha e vjedhur e Flamur Hasanit

19/01/2015 00:00

Flamur Hasani, nga qyteti Ferizaj i Kosovës, e kaloi adoleshencën dhe vitet më të mira të rinisë së tij në tapet, duke u ndeshur.

Shpirti luftarak dhe talenti i tij, e renditen shpejt mes më të mirëve dhe kampionëve të Federatës së Kosovës, ndërsa shtetin e tij e përfaqësoi gjithkund nëpër Evropë dhe botë, duke dalë gjithmonë kryelartë.

Dashuria e tij për sportin e karatesë nisi që kur ishte fare i vogël. Kur ishte vetëm 8 vjeç nisi të marrë dhe leksionet e para të këtij sporti, që për 15 vite resht do t’i pushtonte të gjithë kohën dhe ëndrrat, por njëkohësisht do t’i jepte shumë kupa dhe medalje.

Por, sporti nuk ishte dashuria e tij e vetme. Për gjashtë vite e gjysmë, ai ishte marrëzisht i dashuruar me një vajzë, vdekja e së cilës do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën. Më 23 qershor 2006, ditë në të cilën ai u akuzua padrejtësisht për vrasjen e saj, jeta e tij prej kampioni do të merrte fund.

Top Channel