Humb paratë në kazino, 35 –vjeçari: Më vodhën 2000 euro

20/01/2015 00:00

Humbi lekët në kazino, bën denoncim në polici duke thënë se ia kanë
vjedhur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë, në qytetin e
Korçës, ku shtetasi me inicialet E.M., 35 vjeç ka thënë se persona të
paidentifikuar i kishin vjedhur në banesë një shumë prej 2000 eurosh.

Në kallëzimin që kishte bërë në polici, 35-vjeçari, ka thënë se hajdutët janë futur në banesën e tij me 16 janar 2015. Pas marrjes së dëshmisë, policia e Korçës nisi punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vjedhjes.

Nga veprimet hetimore rezultoi se denoncuesi i kishte humbur paratë në lotaritë e fatit. Si pasojë e kësaj, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale të dëshmisë së rreme.

Top Channel