Tiranë, pranga 5 ish-punonjësve të ALUIZNI-t

20/01/2015 00:00

Policia e Tiranës finalizoi këtë të martë një hetim tremujor të koduar me emrin “Legalizimi”, si dhe ekzekutoi urdhërat e ndalimit me arrest me burg për 5 ish-punonjës të ALUIZNI-t.

Të ndaluarit janë ish-specialistët në degën e këtij institucioni në kryeqytet, Artur Skela, Erin Mlloja, Ermal Dini, Erald Maçi dhe Robert Dauti.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 4 ish-zyrtarë të tjerë të ALUIZNI-t, të cilët kanë qenë ish-drejtues dhe specialistë të degës së kryeqytetit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke bërë legalizime në mënyrë të paligjshme të disa objekteve që ndodhen në juridiksionin e Tiranës.

Top Channel