Kosovë, akuzë për trafik armësh 3 zyrtarëve

20/01/2015 00:00

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur në 24 orët e fundit aktakuzë
ndaj tre zyrtarëve dhe dy biznesmenëve nën dyshimin e trafikut të
armëve.

Sipas një njoftimi për shtyp, tre zyrtarët janë punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe mes akuzave të ngritura janë ato për ushtrim të kriminalitetit të organizuar, trafik armësh dhe shpërdorim të postit zyrtar.

Në njoftimin për shtyp saktësohet se akuzat lidhen me procesin e tenderit për furnizimin me armë, municione dhe pajisje për mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Çështja po ndiqet nga një prokuror vendas dhe një ndërkombëtar, thuhet më tej në dokumentin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Top Channel