Librazhd,banorët e Qarrishtës: Një muaj të izoluar e pa drita

20/01/2015 00:00

350 banorë të fshatit Qarrishtë të Komunës Qendër në rrethin e
Librazhdit prej gati një muaji janë të bllokuar nga dëbora dhe errësira,
si pasoje e mungeses se energjise elektrike.

Edhe rezervat ushqimore u mbaruan dhe burrae e fshatit udhetojne 10 ore ne kembe per te blere, ushqime e vajguri per t’u ndriçuar.

Pas pushimeve te dimrit mesimi ne shkollen e fshatit nuk rifilloi per shkak te rrugeve te bllokuara.

“Pas Vitit të Ri, për një javë është pezulluar mësimi në disa shkolla në fshatrat e Librazhdit. Bashkë me koleget kemi udhëtuar për orë të tëra derisa mbërritëm në fshat për të bërë mësim dhe për t’u kthyer në shtëpitë tona të premten, kemi udhëtuar për 6 orë me rradhë në këmbë”, thotë Sajmir Hoxha, drejtor i shkollës Qarrishtë.

Ndersa kryetari i fshatit shprehet se pasi tentoi te kerkoje ndihme ne te gjitha institucionet, askush nuk iu pergjigj thirrje te tij dhe tashme thote ai banoret e Qarrishtes jane te pashprese.

Problemi me i madh ne kete fshat jane emergjencat shendetesore. Më e fundit ishte nje foshnje e semure rende, e cila eshte transportuar ne krahë deri ne spitalin e Librazhdit.

Pas kerkeses per ndihme te banoreve ekipi i Top Channel tentoi të shkonte në fshatin Qarrishte per ta pare nga afer gjendjen e tyre. Por perveç akullit dhe ngricave, shembja e malit e bëri te pamundur udhëtimin.

Top Channel