Rama, letër publike: Paguani sigurimet dhe denonconi punën e zezë

20/01/2015 00:00

Kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama i ka dërguar një letër publike
qytetarëve, ku i nxit, por edhe i kërkon që të jenë bashkë në refuzimin e
punës në të zezë dhe në zbatimin e ligjit.

Rama thekson se çdo qytetar duhet të paguajë sigurimet shoqërore, në menyrë që të ketë mundësi që të jetojë në mënyre dinjitoze kur të jetë në moshën e pensionit. Skeme e re e pensioneve dhe formula e re e perllogaritjes  krijon mundesinë për herë të pare qe çdo i moshuar te marre nje pension me te larte, per te gjithe ata qe kane me shume vite pune te siguruara. 

Rama në këtë letër thekson se gropa e hapur gjate ketyre viteve pa shtet ne dem te se ardhmes se çdo punonjesi te pasiguruar eshte qindra  milion dollare.

Qeveria ka paralajmeruar fillimin e aksioneve intensive kunder informalitetit ne fushen e sigurimeve shoqerore por edhe punes ne te zeze.  Jane mbi 51 mije subjekte private te cilat kane rezultuar debitore ndaj shtetit, per qindra punonjes te cilet ata i kane deklaruar dhe nuk u kane paguar sigurimet shoqerore. Nese brenda dates 15 shkurt keto subjekte nuk nisin shlyerjen e borxhit ndaj punonjesve te tyre, Qeveria do te zbatoje sanksionet e parashikuara ne ligj.

Ne gjithe vendin numerohen rreth 560 mije pensioniste, ku 45 % e vleres totale te buxhetit te pensioneve vijon te subvencionohet nga shteti.

Top Channel