PD: Ja kush përfiton nga shfrytëzimi klandestin i Lagunës së Karavastasë

20/01/2015 00:00

Partia Demokratike iu referua një vendimi qeverie të prillit të kaluar,
që sipas opozitës i ka hapur rrugë shfrytëzimit klandestin të Lagunes së
Karavastasë.

Kryetari demokrat i degës se Lushnjës, Myslym Murrizi permendi me emra ata qe sipas tij perfitojne ne menyre te paligjshme dhe korruptive nga akti i Qeverise.

“Ka afro një vit, qysh nga muaj mars i vitit 2014 që laguna e Karavastasë me një sipërfaqe prej 4300 hektarë administrohet në mënyrë private dhe klandestine pa asnjë lloj dokumenti financiaro–ligjor nga kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi, me militante të Partisë Socialiste i përkrahur nga deputeti Erion Braçe”, tha demokrat Murrizi.

Zoti Murrizi nuk dha ndonje prove per kete akuze, por sipas tij ne Lagunen e Karavastasë po ushtrohet aktivitet klandestin tregtar peshkimi, me fitime multimilionere. Deri nje vit me pare aty ushtronte aktivtet nje firme private, e cila eshte ne gjyq me Ministrine e Mjedisit pas heqjes se licenses, per t’i hapur rruge, sic thote opozita, vendimit abuziv dhe korruptiv te qeverise.

“Prodhimtaria e kësaj lagune në historikun 25-vjeçar rezulton mbi 1000 kuintalë për çdo vit ose e shprehur në lekë 500-800 milionë lekë në vit”, theksoi Murrizi.
 
Sipas Partise Demokratike aktiviteti i tregtise se peshkut ne lagune vazhdon, edhe duke ushtruar dhune ndaj peshkatareve rastesore, por deri tani ne organet tatimore nuk eshte rregjistruar asnje kompani dhe kryetari i bshkise se divjakes sillet me lagunen si me pronen e vet private.

“Për të gjitha këto i bëj thirrje Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Lushnjë të fillojë hetimin për të zbardhur këtë aferë të pastër korruptive me mbi 500 milionë lekë të vjedhura, si abuzim i pastër me mbeshtetje politike, përpara se të arrestojë dhe të lërë në burg qytetarë hallexhinj si i ndjeri Qamil Zela, që kurrë nuk ia provuan fajësinë e deri sa e çuan në vetvrasje për fatura energjie”, theksoi Murrizi.

Top Channel