Regalecus Glesne, i njohur ndryshe si peshku-harengë apo rrem, është peshku kockor më i gjatë në botë.

Për rrjedhojë, ai duhet të jetë edhe shumë i njohur, por në të vërtetë është një nga krijesat më misterioze dhe më pak të njohura të oqeaneve.

Kjo edhe për faktin se jeton në thellësi të jashtëzakonshme ku rrezet e Diellit nuk arrijnë dhe është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh ekzemplarë të gjallë në kuota më pak të thella.

Në tetor 2013 një Regalecus Glesne, i gjatë rreth 5 metra e gjysmë, u kap në brigjet e ishullit Katalina, në Kaliforni, jo shumë larg Los Anxhelesit. Peshku ishte pa jetë por trupi i tij në gjendje të mirë.

Top Channel