Protesta për energjinë në Maqellarë, shpallet në kërkim arkëtari i Postës Shqiptare

20/01/2015 00:00

Pas protestës së banorëve të Maqellares për çështjen e faturave të
energjisë elektrike, policia e qarkut Diber ka shpallur në kërkim
shtetasin Arjan Qoku.

Ai kerkohet me akuzen e shperdorimit te detyres dhe vjedhjes sepse gjate kohes qe punonte si arketar ne Posten Shqiptare ne komunen Maqellare ka marre parate e paguara nga banoret per energjine elektrike dhe nuk i ka depozituar.

Shtetasi ne fjale ka patur edhe me heret probleme te ngjashme ndersa se fundmi rezulton te jete zhdukur dy muaj me pare.

Burime jo te konfirmuara bejne me dije se ai eshte larguar jashte vendit duke kerkuar azil. Banoret e komunes Maqellare rezultojne ne mase debitore per energjine elektrike. Ata thone se kane shlyer te gjitha detyrimet duke paguar faturat prane zyres se postes, per kete kane si argument edhe librezat e energjise qe kane paguar.

Nderkohe ne drejtorine e Policise se qarkut Elbasan vijone kallëzimet penale ndaj arketaes se postes shqiptare ne fshatin Sherman. Nje 38-vjeçar nga fshati Malasen e akuzon arketaren se i ka pervetesuar pagesat qe ai ka bere nga viti 2010 deri ne 2014 dhe tani familja e tij eshte debitore ne OSHEE.

Top Channel