Impianti i mbeturinave të Elbasanit, prezantohet teknologjia për asgjësimin pa ndotje

20/01/2015 00:00

Ministria e Mjedisit, Bashkia Elbasan, Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe
kompania qe do te ndertoje landfillin kane organizuar nje degjese
publike per impaktin qe ky impiant do te kete ne mjedis.

Nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Beqir Kila u shpreh se me ne fund do te perfundoje ndotja kancerogjene qe kishte pushtuar Elbasanin.

“Janë të përcaktuara qartë normat për shkarkimin e mebtjeev që do të krijohen. Eshtë bërë një hap përpara për këtë komunitet, që ka edhe një përfitim tjetër, pasi për ndërtimin e impiantin që do të ndërtohet në Elbasan, tarifa do të jetë zero”, thotë Kila.

Nisur edhe nga eksperienca negative qe ka qyteti i Elbasanit persa i perket ndotjes ka pas nje pjesemarrje te madhe te komunitetit  te cilet jane interesuar nese do te respektohen kriteret per nivelet e ndotjes.

Keshilltari i Ministrit te Mjedisit, Vladimir Bezhani shpjegoi per banoret se monitorimi ndaj kesaj kompanie do te jete i perditshem qofte per shkarkimet ne ajer, ato ne uje apo lendet e ngurta. Impiante te tilla sipas z. Bezhani jane te ndertuara ne mes te qyteteve ne vendet e zhvilluara.  Landfilli impianti, i cili do të ndërtohet  ne vendin e quajtur ‘Dampa e Tecit’ do te perdoret per prodhim energjie nga djegia e mbeturinave

Top Channel