Me interes, shqetësim, por edhe me shpresë presin pjesëtarët e komunitetit shqiptar zgjedhjet e parakohshme në Greqi, që do të
zhvillohen këtë të diel, më 25 janar.

Top Channel: Si ju duket fakti qe neser partia e SYRIZA-s mund te jete nje parti qeveritare dhe eshte nje parti e cila ne themelet e programit te saj ka mbeshtetjen ndaj emigranteve, dhenien e nenshtetesise, te drejta me shume per ta?

Jorgji Pllumbi, nepunes: Une e shikoj si diçka pozitive, si nje zhvillim normal ne te gjitha vendet.Opsionet per pranimin sa me te drejte te emigranteve jane per ne nje diçka pozitive qe e presim prej vitesh.

Erjon Agalliu, pasticier: Me frike nuk kemi pse i marrim keto zgjedhje sepse ne nuk kemi edhe te drejten e votes qe te futemi ne ate prizem te fuqishem qe te kemi frike nga keto zgjedhje se si do dalin. Por perseri ne keto zgjedhje do votoje populli grek edhe per hallet tona. Ky eshte nje gabim i madh. Per mendimin tim duhet te kishim edhe ne te drejte vote qe te jepnim edhe ne nje ide per ata qe na udheheqin, sepse jetojme per me shume se 15 vjet ketu ne Greqi dhe nuk kemi te drejten per voten, qe eshte dicka themeltare.

Top Channel
: Ardhja ne fuqi e radikaleve te majte pritet me frike nga komuniteti shqiptar,a pritet me shprese?

Norga Loci, menaxhere biznesi : Pritet me shume ankth pasi jemi edhe ne pjese e ketij komuniteti  dhe sigurisht qe ato probleme qe ndikojne tek shteti grek dhe qytetaret ndikojne edhe tek ne shqiptaret, perderisa jemi pjese e ketij vendi dhe aq me teper qe kemi edhe problemet e nenshtetesise dhe te drejtes se votes.

Top Channel:  Vota eshte e fshehte, por nese do te kishit te drejte vote, per ke do te votonit?

Norga Loci: Ndoshta per Demokracine e Re ,por gjithesesi besoj se nuk kemi shpresa nga cilado parti per te mirat tona.
 
Padyshim qe edhe interesi i komunitetit shqiptar ne Greqi eshte qe pas zgjedhjeve te kete nje stabilitetit politik dhe ekonomik qe do te sjelle daljen e vendit nga kriza sepse vetem keshtu do te kete nje te ardhme me te mire per ta, per femijet e tyre ketu por edhe per te afermit ne atdheun e tyre.

Top Channel