BB: Rritja ekonomike 2.1%, të dhënat tona më të sakta se BERZH

20/01/2015 00:00

Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare u rrit me 2.1 për qind në
vitin 2014, pavarësisht përkeqësimit të situatës në Eurozonë.

Drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore, Ellen Goldstein, tha se efektet negative nga ngadalësimi i Eurozonës u kompensuan nga ecuria më e mirë e ekonomisë së brendshme.
 
“Kjo eshte arsyeja qe vleresimi yne për Shqipërinë nuk ka ndryshuar. Nese Eurozona do te kishte ruajtur te njejten rritje ekonomike qe ne parashikonim ne fillim te vitit per te, atehere Shqiperia do ta kishte tejkaluar objektivin e saj prej 2.1 per qind dhe do te kishte patur nje rritje me te larte. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është fakti se Shqiperia rritet pavaresisht Eurozones”, tha Goldstein.

Ekspertët e Bankës thonë se ishin investimet dhe konsumi ato që kanë patur një ecuri më të mirë nga vlerësimet e fillimvitit, duke kompensuar pasojat negative të Eurozonës. 

“Konsumi ka qenë nën presion, sidomos në vitin 2013. Ndoshta rritja e konsumit ka ardhur edhe si rezultat i tendencës për t’u kthyer në një trajektore normale të konsumatorit shqiptar”, tha ekspertja Hilda Shijaku.

Ky vlerësim vjen vetëm një ditë pasi BERZH-i e korrigjoi në ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2014-ën, nga 1.7 në 1.5%. Por Goldstein thotë se parashikimet e Bankës Botërore janë më të sakta.

“Siç e thashe, pergjate vitit ne Shqiperi kemi pare ekonomine te permiresohet dhe besoj se edhe Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim do ta rishikoje ne rritje vleresimin e saj. Si ne dhe BERZH bazohemi tek te njejtat shifra qe prodhohen nga institucionet tuaja dhe do jete e pamundur te kemi nje ndryshim kaq te madh ne vleresimin per rritjen. Pra besoj se shifrat tona do konvergjojne rreth nivelit 2 per qind”, tha Goldstein.

BB mbështet reformën në energjetikë

Drejtoresha Goldstein ka dashur të shprehë pozicionin e Bankës edhe për reformën e energjisë, e shndërruar në një çështje e nxehtë debati mes maxhorancës dhe opozitës.
 
 “Ne mbeshtesim fuqishem perpjekjet dhe reformen qe po ndermerret ne sektorin energjetik. Une e di mund te kete patur disa momente masat janë dukur të ashpra. Por e rendesishme është që tani te gjithe konsumatoret paguajnë te njeten tarife te arsyeshme dhe Qeveria të mbaje nje skeme funksionale per mbrojtjen e familjeve të varfera. Dhe une besoj se te dy keto masa tashme jane realizuar”, tha Goldstein.

Top Channel